Taylor Swift ka ndryshuar disponimin e një fanseje e cila ishte përfshirë në një aksident të rëndë trafiku, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 29 vjeçare ia dërgoi një tufë lulesh dhe një mesazh të shkruar me dorë Lindsayt, ndërsa ajo po rimëkëmbet në spital.
“Më në fund ndalova duke qarë pasi Taylor më dërgoi lule dhe një mesazh të shkruar me dorë”, ka shkruar Lindsay në Twitter së bashku me disa fotografi.
“Jam ende në shok. Faleminderit shumë. Unë të dua pafundësisht, ti nuk e ke idenë se çka do të thotë kjo për mua”, tha ajo duke etiketuar edhe këngëtaren.
“Më vjen keq të dëgjoj për aksidentin. Zemra ime dhemb duke ditur se një person i tillë i mrekullueshëm është duke kaluar nëpër këtë. Shpresoj që këto lule të ndriçojnë ditën tuaj. Jam shumë e lumtur që je në rregull”, shkruante në letrën dërguar nga Taylor.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.