Lajmet e fundit

Taylor Swift para disa orëve ka ndarë një mesazh prekës dedikuar familjeve të atyre që humbën të dashurit gjatë të shtënave në mas tragjike që kanë ndodhur javën e kaluar në Orlando.
Artistja 26 vjeçare shfrytëzoi llogarinë e saj në Instagram për ndarë një fotografi ku shihet një shënim i shkruar me dorë emrat e 49 viktimave.
“Ju keni varrosur të dashurit tuaj këtë javë, ju lutem, duhet ta dini se ka miliona prej nesh që u dërgojnë dashuri të thellë përballë kësaj tragjedie të paimagjinueshme dhe shkatërruese”, ka postuar Taylor, së bashku me shënimin.