Lajmet e fundit

Shumë të famshëm i janë bashkuar turneut të këngëtares së famshme të muzikës popullore amerikane Taylor Swift.
Madje edhe rokeri legjendar Steven Tyler, lokalisti i rok grupit Aerosmith, nuk ka dashur ta humbë eksperiencën e të qenit pjesë e turneut “1989”.
Vokalisti i Aerosmith u bashkua me këngëtaren në skenën e Nashville të premten, për të interpretuar në duet hitin e tij të vitit 1998 “I don’t wanna Miss a thing”, nën sfondin e një skene të mbizotëruar nga fishekzjarret.
67 vjeçari që kishte veshur rrobat më të cilat identifikohet tash e sa kohë, e kishte shfrytëzuar rrjetin social Twitter për ta falënderuar këngëtaren për performancën në Bridgestone Area.
“E shenjta Swift. Shkëlqeu aq shumë këtë mbrëmje saqë edhe diellin e bëri xheloz”, ka shkruar ai. “Të faleminderit për gjithë qejfin që bëmë”, transmeton Klan Kosova.