Lajmet e fundit

Taylor Swift ka qenë e nderuar me titullin e shoqërueses së nderit në një dasmë gjatë kësaj fundjave.
Këngëtarja 26 vjeçare shkëlqeu si shoqëruese e nderit në dasmën e dy miqve të saj të fëmijërisë, Britany Maack dhe Benjamin LaManna - dhe mund të imagjinojmë se sa të emocionuar ishin ata që e kishin Taylor pjesë të martesës së tyre.
"Ata të dy i kam takuar qysh në moshën e hershme të fëmijërisë. Tani ata janë martuar dhe unë ndihem shoqëruesja e nderit më e lumtura në botë", ka shkruar ajo në fotografinë e postuar në internet, transmeton Klan Kosova.