Lajmet e fundit

Taylor Swift ia ka mësyrë botës së modës.
Sipas Harper’s Bazaar, këngëtarja 25 vjeçare do t’i bashkangjitet ekipit kinez të shitjes me pakicë JD.com, për t’i shitur robat e markës së saj, transmeton Klan Kosova.
Faqja është e dyta më radhë më e madhja në Kinë, për shitjet online, dhe linja e Taylor do të shitet eksluzivisht në platformën amerikane të faqes, që është si kanal debutues për faqen dhe që e kryen rolin virtual të qendrës tregtare amerikane, duke i premtuar blerësve kinezë produkte të mirëfillta amerikane.
Produktet e Taylor do të lansohen në nëntor, në kohën kur ajo do ta vizitojë Shanghain për turneun e saj të titulluar 1989 Tour.