Lajmet e fundit

Taylor Swift dhe Drake janë parë shumë shpesh së bashku, e krejt kjo sepse ata janë dukë bashkëpunuar në sferën muzikore.
“Të dy kanë qenë kohëve të fundit në studio duke bashkëpunuar”, ka thënë një burim i afërt me të dy, transmeton Klan Kosova.
Swift dhe Drake janë përfolur për një lidhje të mundshme qysh nga muaji tetor pasi ishin parë disa herë në festa dhe ngjarje të ndryshme së bashku.
Se a është kjo një thashetheme apo të dy kanë qëndruar bashkë për shkak të bashkëpunimit në muzikë mbetet të shihet.