Lajmet e fundit

Taylor Swift duket se ka derdhur lot pas performancës së saj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy 2016, e cila është mbajtur mbrëmë në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja 26 vjeçare e hapi ceremoninë me performimin e këngës së saj “Out of the Woods”, por nuk dukej e lumtur në momentin kur është ulur në ulësen e saj, dhe është parë se si mikja e ngushtë Selena Gomez po e ngushëllonte me përqafim.
Taylor është kapur nga kamerat në momentin kur i tha kolegëve të saj që ishin ulu prapa “Gabova në atë notë”.
Ne nuk e kemi vërejtur ndonjë gjë të tillë në performancën e saj, madje të gjithë vlerësuan se ajo ka tingëlluar mrekullueshëm.
Në videon e mëposhtme shikojeni momentin në fjalë: