08.01.2019 · përditësuar para 2745 dite1 min lexim
Vetullat e modeles Taylor Hill janë karakteristika e saj, prandaj është e kuptueshme që ajo t’i mbrojë ato.
Por kur modelja 22 vjeçare hyri në industrinë e modës u detyrua t’i fshehë vetullat e saj për një paraqitje në shfaqjen e modës Alexander McQueen, por që këtë s’e pranoi mirë, njofton Klan Kosova.
“Isha 18 vjeç dhe ishte java ime e parë e modës në Londër. Vetullat e mia janë gjëja ime që më karakterizon", tha Hill për Glamour.
"Po qaja, duke thënë se nuk mund ta bëja. Dhe pastaj artisti legjendar i kozmetikës, Pat McGrath më vështron mua dhe më thotë: E dashur është McQueen. Kështu që pranova të dilja pa vetulla”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.