Lajmet e fundit

Taylor Swift është bërë e njohur për krijimin dhe këndimin e këngëve rreth të dashurve të saj dhe lidhjeve të tyre, duke përfshirë edhe ndarjet, transmeton Klan Kosova.
Është pothuajse e garantuar që nëse jeni në lidhje me të, do të keni edhe një këngë kushtuar juve.
Për disa ky fakt është miklues ndërsa për disa të tjerë e mërzitshme.
Por duhet ta pranojmë që Taylor është këngëtarja e muzikës country me rekord të shitjeve, mbi 40 milionë dollarë, dhe radhitet si artistja me shitjet më të mëdha të të gjitha kohërave, kështu që mund të bëjë çfarë të dojë.
I dashuri i saj per momentin është DJ Calvin Harris dhe duket se lidhja po i shkon mirë, meqë ajo ende nuk e ka shkruar ndonjë këngë për të.