Lajmet e fundit

Mesfushori i Basel, Taulant Xhaka të mërkurën mbrëma ka zhvilluar edhe një ndeshje kundër vëllait të tij Granitit që luan në Arsenal.
Ndeshja përfundoi 2:0 për vendasit, golat në të cilën i shënoi Theo Walcott.
Taulanti ka thënë se si ekip dhanë gjithçka në këtë përballje, kurse përballjen me Grantit e ka përshkruar si kënaqësi.
Ky është postimi i plotë i Taulantit në llogarinë e tij në Facebook:
“Dhamë gjithçka në fushë, por nuk arritëm të dilnim me pikë. Kënaqësi e madhe të luash përsëri kundër vëllait.”