Lajmet e fundit
Në emisionin “Ora e Mbrëmjes”, ka qenë i ftuar Taulant Mehmeti, njëri prej talentëve dhe muzicientëve më të mirë kosovar.

Mehmti, është pjesë e njërës prej shkollave më të njohura të jazit në New York të quajtur “New School for Jazz and Contemporary Music”.
“Në Amerikë, kam dashtë me shku qysh prej se e kam kuptu që mund të bëj xhaz”, ka thënë Mehmti, në “Orën e Mbrëmjes”.
“Mu kanë dashtë 3 vite kohë derisa kam shku atje”.
Mehmti, para pak kohëve ka pasur një performancë në një nga klubet më të madha të xhazit në New York “Blue Note”, ku të ftuar e kishte kitaristin Vic Juris.
“Kam incizuar albume për njerëz të tjerë, kam pas bashkëpunim me shumë këngëtar dhe muzicientë të tjerë”, ka treguar Mehmeti.
Mehmti ka thënë se të rinjtë duhet të mendojnë pozitivisht, t’i çojnë përpara ëndrrat e tyre dhe mos të merren me ato çfarë thonë njerëzit.
Këngëtari Mehmeti, në fund të intervistës së tij, ka performuar me kitarën e tij për të gjithë shikuesit e Klan Kosovës.