Lajmet e fundit
Një studim i ri mjekësor, ka vërtetuar se stampimi i lëkurës më ngjyrë permanente për të krijuar një tatu është i rrezikshëm për shëndetin e lëkurës.

Të bësh një tatu të përhershme ose afatgjate në trup, nuk do të thotë që ndoshta do të të duhet të mbash në trup emrin e ish të dashurës apo ish të dashurit.
Rreth 1 në 10 njerëz që bëjnë tatu provohen me probleme të ndryshme si infeksion, kruarje, skuqje dhe ënjtje.
Studimet mjekësore kanë vërtetuar se personat që bëjnë tatu, mund të kenë probleme edhe shumë kohë pasi e kanë bërë.
Dr. Marie Leger, dermatologe nga Neë York, ka thënë se ajo nuk është aspak kundër tatuve dhe se mendon se ato janë të bukura, por ajo thotë se njerëzit që vendosin ta stampojnë trupin e tyre, duhet t’i kenë parasysh edhe rreziqet.
Doktoresha Leger ka kryer një studim mjekësor, me 300 persona të tatuazhuar në New York, dhe ka arritur në përfundimin se tatuazhet sjellin probleme në lëkurë.
Ideja për një studim të tillë i kishte ardhur pasi te ajo kishin ardhur për vizitë shumë njerëz që ankoheshin për probleme në lëkurë, në vendet e tatuazhuara.