Lajmet e fundit

Ministria e Financave, njofton se ka bërë përgatitjet përfundimtare të shërbimit elektronik përmes të cilit, tatimpaguesve ua mundëson marrjen e faturës, përcjelljen e gjendjes, si dhe bërjen e pagesës së tatimit në pronë në pikën më të afërt, në Postë apo në Bankë.
Në njoftimin e kësaj ministrie, thuhet se numri UNIREF në faturë ua mundëson tatimpaguesve që ta kryejnë pagesën edhe përmes sistemit bankar, e-banking.
“Kusht për shfrytëzimin e sistemit elektronik nga ana e tatimpaguesve është futja e të dhënave personale si: emri, mbiemri dhe numri personal në regjistrin e tatimit në pronë. Përmes përdorimit të shërbimit elektronik, tatimpaguesit kursejnë kohën dhe koston dhe po ashtu, mundë ta përcjellin gjendjen në çdo kohë”, bëhet e ditur nga komunikata e MF-së.