Lajmet e fundit
Treshja sulmuese e Real Madridit që deri në fund të 2014-ës pati statistika mbresëlënëse por kjo nuk vazhdoi këtë vit.

Real Madrid arritu 100 golëshin në Janar dhe statistikat e klubit ishin të pakrahasueshme me klubet tjera evropiane. Vetëm BBC deri në Dhjetor kishte shënuar më shumë gola se shumica e ekipeve në kontinentin e vjetër, veç Barcelonës e Bayernit.
“Ky sistem është i pandërrueshëm.” pati thënë Ancelotti kur ishte pyetur nga gazetarët për barrën e madhe që bartnin Kroos e Modric.
Deri në gjysmëstionor Real kishte regjistruar 22 fitore radhazi, udhëhiqte në La Liga, kishte fituar Kupën e Botës për Klube dhe treshja BBC kishte shënuar 57 gola (Ronaldo 32, Benzema 14, Bale 11) në 28 ndeshje, me një mestare impressive prej 2.04 për ndeshje.
Sidoqoftë që prej Janarit statistikat kanë ndryshuar. Në 30 ndeshje treshja sulmuese ka shënuar 40 gola (Rolando 26, Benzema 8, Bale 6), me mesatare prej 1.3 gola për ndeshje.
Vetëm portugezi ka mbajtur nivelin, paçka se edhe statistikat e tij pësuan rënie. Gjatë Janarit problemet personale bënë që mestarja e tij për ndeshje të bie në 0.57 gola për ndeshje. Por, megjithatë ai u kthye duke shënuar ‘pesëshe’ ndaj Grandas. CR7 mbajti në Champions mbretërit me golat kundër Schalkes dhe asistin bërë Chicharitos në ndeshjen ndaj Atleticos dhe shënoi dy kundër Juventus. Ai poashtu shënoi hattrick kundër Sevillas, për të shpëtuar ndeshjen, si edhe të dielën kundër Espanyol. Në total, Ronaldo ka shënuar 58 gola dhe ka 22 asiste në 53 paraqitjet e tij për mbretërit, me mestare prej 1.1 goli për ndeshje.
Benzema mbeti jashtë për shkak të dëmtimit në gju. Statistikat e tij mbeten impressive, por në La Liga ai mbetet prapa një numri sulmuesish. Francezi ka shënuar 22 gola në të gjitha garat dhe ka dhuruar 15 asistime në 46 ndeshje, me mestare prej 0.4 golash për ndeshje.
Bale është kritikuar hapur nga tifozët në Bernabeu të cilët kanë kërkuar përpjekje më të madhe të uellsianit në fazën e mbrojtjes. Uellsiani, në prill mungoi katër ndeshje shkaku i lëndimit të gjurit. Kontributi i tij në mungesë të topit është përmirësuar, por ai ka humbur raste që do të ndërronin të ardhmen. Bale humbi disa raste kundër Juventus, por ishte vendimtar vitin e shkuar në finale. Ai ka shënuar 17 gola dhe dhuruar 12 asistime në 48 ndeshje, me mestare prej 0.35 golash për ndeshje.