Lajmet e fundit

Sot është mbajtur takimi konstituiv i Task Forcës Shtetërore Kundër Narkotikëve te të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla, e krijuar me kërkesë të kryeministrit të Kosovës dhe e cila do të kryesohet nga Avdullah Hasani.
Qëllimi i këtij formimi është luftimi i shitjes dhe përdorimit të substancave narkotike.
Drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, tha se ka një urdhër operativ me fokus të veçantë luftimin e tyre.
Sipas tij, aktiviteti ka qenë i madh për parandalimin e substancave narkotike. Janë bërë 58 mijë patrullime, 31 mijë vizita dhe kontakte me personelin e shkollave, 525 ligjërata në shkolla. Po ashtu janë shpërndarë fletushka dhe broshura për t’i sensibilizuar nxënësit. Janë konfiskuar disa kilogramë me marihuanë nëpër shkolla, thika para, etj.
Sipas tij, ka ende prani të narkotikëve nëpër shkollat tona dhe nevojitet alarmimi i opinionit.
Ndërkaq nga ministria e brendshme u shprehën se janë të përkushtuar që të rinjtë të mos preken nga këto dukuri negative dhe lavdëruan qeverinë, duke thënë se vendimi i tyre është i qëlluar për të krijuar një ambient të sigurt për fëmijët tanë dhe kërkuan që të koordinohen të gjitha ministritë.