Lajmet e fundit

Quentin Tarantino , një mik i moçëm dhe bashkëpunëtor i Harvey Weinstein, ka bërë të ditur që kishte pasur njohuri për sjelljet e tij të pahijshme seksuale, edhe pse një javë më parë kishte thënë që ndihej “i shokuar nga këto lajme”.
Tarantoni ka thënë për New York Times që ndihet i turpëruar që nuk ka thënë asgjë me herët dhe se ka vazhduar të punoj me Weinstein edhe pse kishte njohuri të dorës së parë për sjelljet e pahijshme të tij ndaj grave.
“Kam ditur mjaft që të bëja më shumë se sa kam bërë” ka pranuar Tarantino.
“Kishte më shumë rreth kësaj se sa thashetheme të zakonshme, nuk ishin të dorës së dytë. Kam pasur njohuri që ai ka bërë disa gjera. Do të doja të kisha marrë përgjegjësi për atë se çfarë kam dëgjuar” ka thënë Tarantino.