Regjisori i njohur amerikan, Quentin Tarantino, dhe gruaja e tij, Daniella Pick, janë bërë prindër për herë të parë.
Një përfaqësues i çifiti në një deklaratë për media tha se ata janë të lumtur t’i njoftojnë të tjerët se janë bërë prindër për herë të parë.
“Një djalë i vogël ka lindur më 22 shkurt të vitit 2020”, deklaroi përfaqësuesi.
Sipas The Jerusalem Post, djali i çiftit lindi në spitalin Ichilov në Tel Aviv të Izraelit. Ky është fëmija i parë për të Tarantinon, i cili është në moshën 56 vjeçare.
Emri i djalit të çiftit akoma nuk është bërë i ditur, transmeton Klan Kosova.
Tarantino u takua me këngëtaren izraelite në Tel Aviv teksa ishte duke promovuar filmin e tij “Inglorious Basterds”. Ata u martuan në një ceremoni të vogël në Los Angeles në 2018.
Tarantino njihet për regjinë e filmave të famshëm si “Once Upon a Time in Hollywood”, “Pulp Fiction”, “Kill Bill”, “Reservoir Dogs” dhe shumë të tjerë.
Më poshtë keni disa pjesë të filmave të tij:
https://www.youtube.com/watch?v=T__vYsFxqkk&fbclid=IwAR0i5SdpfwQoOGxJFcUmXWrw5_4q0EQE00U7EeJiyFBC_7FsU4OXtC1pRnI&app=desktop
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.