Tapat e veshëve janë po aq të rëndësishme sikurse edhe prezervativët, deklaron një organizatë bamirësie.
“Action on Hearing Loss” (AoHL) po u kërkon njerëzve të mbrojnë veten nga zhurmat në të njëjtën mënyrë që përdorin masat mbrojtëse për të shmangur infeksionet seksualisht të transmetueshme.
Organizata britanike dëshiron që të shohë makina shitëse në tualetet e bareve dhe klubeve, për t’u mundësuar njerëzve tapa veshësh me ngjyra të ndryshme, në mënyrë që ata të ngjajnë njëkohësisht “cool”.
“Falë fushatave të mençura, posterave dhe reklamave gjatë dekadave të fundit, pajisja me një prezervativ përpara marrëdhënieve është rrënjosur në mendjet dhe kulturën tonë. Pra, le t’i bëjmë tapat e veshëve esenciale”, është shprehur audiologia e “AoHL”, Gemma Twitchen.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.