Aktorja amerikane Tanya Roberts, e njohur më së shumti për rolet e saj në filmin James Bond A Vieë to a Kill, është ende gjallë, kanë thënë përfaqësuesit e saj për BBC.
Të dielën u njoftua gabimisht se ajo kishte vdekur.
Por Mike Pingel tha se ajo është në një gjendje të rëndë në spital në Los Angeles, transmeton Klan Kosova.
Ajo u rrëzua ndërsa po shëtiste me qentë e saj më 24 dhjetor dhe u pranua në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai të Los Angeles.
Pingel u tha mediave se njoftimi për vdekjen e saj ishte gabim dhe se një telefonatë nga spitali konfirmoi se ajo ishte ende gjallë të hënën në mëngjes.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.