Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, u takua sot me Zëvendëskryeministrin, njëherësh Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufcën.
Bazuar në njoftimin e lëshuar nga Zyra e BE-së, palët diskutuan për përshpejtimin e përpjekjeve të Kosovës drejt integrimit në BE.
“Momenti për të avancuar në këtë rrugë është tani”, citohet në njoftim të ketë thënë ambasadori i BE-së.
“Orav shprehu më tej vlerësimin e BE-së për përafrimin vullnetar të Kosovës me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në veçanti për mbështetjen ndaj Ukrainës”.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.