Lajmet e fundit

T'i kërkosh Serbisë që të mos lobojë kundër pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare apo për njohjen e Kosovës është tërësisht e papranueshme, tha ish ambasadori serb në UNESCO Darko Tanaskoviq, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.
"Këto kërkesa që i kanë ndaj nesh na ndihmojnë, sepse dëshmojmë se politika jonë e jashtme në këtë fushë ishte e suksesshme”, tha Tanaskoviq për Tanjug, duke komentuar për temat mes Berlinit më 29 prill.
"Beogradi gjithashtu mund të ndërpresë lobimin për tërheqjen e njohjes së Kosovës, kundër anëtarësimit në Interpol dhe UNESCO".