Lajmet e fundit

Bashkëlojtari i Mesut Ozilit te Arsenali, Pierre-Emerick Aubameyang, është mahitur duke thënë se kolegu i tij po ngjan me yllin e futbollit të grave, Megan Rapinoe.
Ish-lojtari i Borussia Dortmund-it publikoi një fotografi të dyshes në Instagram ku Ozil shihet me frizurën e tij të re pasi i ka lyer flokët me të bardhë.
“Tash e di si kanë fituar. Prerja më e mirë e flokëve që e ke pasur ndonjëherë, vëlla”, ka mbishkruar ai në fotografi.