Gëzim Bajrami i është bashkuar Kombëtares së Kosovës në Basketboll.
Ai ka vendosur të luajë për dardanët në grupmoshat U18 dhe U20.
Lajmin e bëri të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës, ku treguan se ishin takuar me Bajramin në zyrat e federatës me kryetarin Arben Fetahu dhe drejtorin e përfaqësuesve, Granit Rugova.
Po ashtu shpresojnë se edhe shumë të ri kosovarë që luajnë jashtë vendi t’i bashkohen Dardanëve, raporton FBK, transmeton Klan Kosova.
"Bajrami është vetëm 17 vjeçar dhe ka luajtur për grupmoshat e Finlandës. Ai luan në pozitën qendër, derisa do të jetë pjesë e Kosovës U18 dhe U20, me shpresë dhe besim se një ditë do të jetë pjesë e Kosovës A", thuhet në kumtesë.
Bajrami ka falënderuar FBK-në për angazhimin dhe përkushtimin që ai të jetë pjesë e Kosovës dhe është shprehur i lumtur që do të veshë fanellën dardane.
Basketbollisti i talentuar ka luajtur për Finlandën U16 dhe është pjesë e skuadrës Pyrintö.
Federata e Basketbollit e Kosovës ju bënë thirrje të gjithë basketbollistëve që luajnë në diasporë të zgjedhin Kosovën dhe të jenë pjesë e Dardanëve.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.