Lajmet e fundit

Një sulm i koordinuar i talebanëve që ndodhi sot në parlamentin afgan në Kabul ka përfunduar me gjashtë persona të vdekur, thonë zyrtarë të ministrisë së brendshme.
Këta të fundit bën me dije se viktimat ishin personat e armatosur.
E tëra ia nisi kur sulmuesit detonouan një makinë bombë jashtë ndërtesës së parlamentit afgan.
BBC raporton se së paku 18 persona janë plagosur gjatë këtij sulmi.
Ndërkaq, zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahiq ka marrë përgjegjësinë e këtij sulmi duke thënë se atë e kryen derisa ishte duke u mbajtur një mbledhje e rëndësishme për të prezantuar ministrin e mbrojtjes së këtij vendi.
Ndryshe, talebanët kanë arritur që të marrin sot nën kontroll edhe distriktin e Dasht-e-Archi në veri të provincës Kunduz.