Lajmet e fundit

Disa njerëz kanë mbetur të vrarë në një bombardim në qendër të kryeqytetit të Afganistanit në Kabul, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme Sediq Sediqqi ka thënë se një vrasës kamikaz e kishte hedhur bombën përmes një veture.
Ndërsa, është grupi i Talebanëve që e ka marrë përsipër sulmin duke paralajmëruar sulme edhe më të mëdha.
Bombardimi i së martës ka ndodhur në mëngjes, në një lagje civile në afërsi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë.