Lajmet e fundit

Talebanët afgan kanë emëruar liderin e tyre të ri, pasardhësin e Mullah Akhtar Mansour i cili ka mbetur i vdekur në një sulm nga Shtetet e Bashkuara, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Në një deklaratë Talebanët kanë pranuar për herë të parë vdekjen e Mensour dhe kanë emëruar pasuesin e tij Mawlawi Haibatullah Akhundzada.
Ende nuk dihet se çfarë kahje do të marrë grupi nën udhëheqjen e tij, megjithatë është një zgjedhje e pakundërshtueshme.
Akhundzada, ishte kryetar i gjykatave Talebane si dhe një nga udhëheqësit e grupit Taleban afgan.