Lajmet e fundit
Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Maqedonisë të ftuar nga Presidenti Ivanov, BDI-në nuk do ta përfaqësojë Ali Ahmeti, por Talat Xhaferri, ish ministër i mbrojtjes.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë që mbahet sot në ora 17.00 në përbërje të gjerë të cilën e ka thirrur presidenti Ivanov, BDI-në do ta përfaqësojë Talt Xhaferri, ish ministër i mbrojtjes, transmeton Zhurnal.
Presidenti Ivanov për këtë mbledhje kishte ftuar kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Përveç anëtarëve të rregullt siç janë kryeministri Gruevski, ministri i mbrojtjes, Jolevski, ministrja \ e brendshme Jankullovska, ai i jashtëm Poposki, kryetari i Kuvendit Veljanovski, si dhe anëtarët e rregullt Veli Kreci, Flora Kadriu dhe gjenerali Naser Sejdini.
Ivanov kishte ftuar edhe kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçin dhe atë të LSDM-së, Zoran Zaev.