Lajmet e fundit

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është zotuar se nuk do ta takojë presidentin kosovar, Hashim Thaçin, përderisa Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj prodhimeve serbe.
Për më tepër Vuçiq po e jep fjalën para qytetarëve të tij se për këto takime nuk ka askush fuqi që ta detyrojë, njofton Klan Kosova.
I pari i Serbisë tha se nuk do ta bënte edhe nëse vetë Donald Trump do ta thërret.
Ai hodhi poshtë edhe pohimet se një marrëveshje mund të arrihet së shpejti midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas tij, të gjitha këto janë gënjeshtra e marrëzira.
Kronikë e zgjeruar nga Flamur Gajtani