Lajmet e fundit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se e mirëpret kritikën e liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, drejtuar Qeverisë së Ramush Haradinajt se me taksën ndaj prodhimeve serbe, po shpërfillet letra e presidentit amerikan, Donald Trump.
Madje, të shtunën ai u shfaq optimist se kjo masë do të largohet dhe për këtë tha se ka arsye, njofton Klan Kosova.
"Mbetet të shihet nëse shqiptarët do ta marrim këtë vendim, pasi tani e kanë më të lehtë, duke e pasur parasysh se LDK doli me këtë qëndrim, dhe ajo për momentin, sipas të gjitha hulumtimeve është partia më e madhe ndër shqiptarët", tha ai.
Ndërkohë, Vuciq e pati një porosi për liderët opozitarë në Serbi, që një ditë më parë, në emër të mijëra qytetarëve që po protestojnë i kërkuan prezantim publik të platformës për Kosovën.
Kronikë e zgjeruar nga Mejreme Gashi