Lajmet e fundit
Gjatë ditës se sotme është njoftuar për mbajtjen e takimit të 4 liderëve kryesorë të Maqedonisë, kryeministrit Nikolla Gruevski, kreut të LSDM-së Zoran Zaev, kryetarit të BDI-së Ahmeti dhe atij te PDSH-se Menduh Thaçit. Ata do të ulen në një tavolinë për të gjetur zgjidhje rreth krizës së fundit në vend.

Nga ana e saj ambasada amerikane në Shkup i vlerësoi dorëheqjet e zyrtarëve të lartë si një hap pozitiv në zgjidhjen e krizës aktuale politike dhe për lëvizjen e Maqedonisë përpara.
Ambasada e SHBA-ve thekson se siç “është me rëndësi që liderët në Maqedoni të bëjnë hetim për keqpërdorimet e mundshme të qeverisë dhe të ndërmarrin hapa për reformim të institucioneve demokratike në vend. Si mik dhe partner i Maqedonisë, Shtetet e Bashkuara janë të gatshëm të ndihmojnë në këtë proces”, thuhet në deklaratën e ambasadës.