Lajmet e fundit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi me të cilën ka folur për masat e reja ndaj koronavirusit për fundvit.
Ai në një postim në Facebook shkruan se marrë parasysh ndikimin e sportit në shëndetin e njeriut, asnjëherë nuk kanë favorizuar mbylljen totale të sportit në vend.
"Sa herë që kemi marrë masat që kanë të bëjnë me situatën epidemiologjike në vend dhe menaxhimin e saj, kemi qenë të kujdesshëm ndaj sportdashësve dhe komuniteti artistik. Duke e ditur ndikimin e sportit në shëndetin e njeriut, asnjëherë nuk kemi favorizuar mbylljen totale të sportit në vendin tonë".
"Bashkë me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi kemi diskutuar për mbarëvajtjen e aktivitetet të deritanishme në sport, kulturë dhe aktivitete që kanë të bëjnë me promovimin e rinisë".
"Komunikimi jonë i brendshëm do të vazhdojë edhe më tej, por çdo herë duke qenë pjesë e debatit edhe komunikimi me federatat dhe të gjitha organizatat vartëse të MKRS-së, në mënyrë që për fundvit të kemi masa që janë të pranueshme për të gjithë, në funksion të mbrojtjes së shëndetit publik dhe jetës së qytetarëve", shkruan ai, transmeton Klan Kosova.