Lajmet e fundit

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin dhe ambasadori i Rusisë në Beograd gjatë një takimi që kanë pasur sot kanë biseduar sot për marrëdhëniet dypalëshe dhe zgjerimin e bashkëpunimit .
Me këtë rast, ministri serb falënderoi Federatën Ruse rreth mbështetjes për siç tha "integritetin territorial të Serbisë dhe përpjekjet për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën", transmeton Klan Kosova.
Gjithashtu, Vulin falenderoi për përkrahjen e qëndrimeve të Serbisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara "sa herë që interesi i Serbisë është në rrezik"./klankosova.tv/.