Lajmet e fundit

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i këtij vendi, Tomislav Nikoliq janë takuar këtë të hënë në Qeverinë e Serbisë.
Ata kanë diskutuar për të gjitha çështjet politike me rëndësi, veçanërisht situatën në rajon dhe kërcënimet e fundit ndaj tyre të Edi Ramës, Hashim Thaçi dhe Jonuz Musliu, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.
Presidenti i zgjedhur dhe ai në detyrë gjatë takimit dy orësh kanë diskutuar dhe situatën e përgjithshme të sigurisë dhe hapat për marrëveshje politike që duhet të merren në të ardhmen.