Lajmet e fundit

Presidenti i vendit është takuar sot me kryekuvendarin Kadri Veseli si dhe kryeministrin Isa Mustafa.
Lajmin për mbajtjen e këtij takimi e ka bërë të ditur Thaçi në njjë postim në llogarinë e tij në Facebook.
"Biseduam për çështjet aktuale për bashkërendimin dhe funksionimin e institucioneve të vendit, me theks të veçantë në agjendën euroatlantike, çështjen e demarkacionit të kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi, si kusht për liberalizimin e vizave, për ecurinë e dialogut dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë" ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.