Lajmet e fundit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa është takuar me presidentin shqiptar Ilir Meta. Kreu i shtetit shqiptar po qëndron për vizitë në në Kosovë me ftesë të homologut të tij, Hashim Thaçi.
Gjatë takimit të djeshëm në mes të Metës dhe Thaçit, ky i fundit , kërkoi që qytetarëve të Kosovës, shteti shqiptar t’ua mundësojnë dyshtetësinë në mënyrë që të lëvizin lirshëm në zonën Shengen.
Meta u shpreh se kjo nuk është zgjidhja adekuatet në këtë moment.
Numri një i Shqipërisë gjatë qëndrimit në Prishtinë është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe kryekuvendarin, Kadri Veseli.