Lajmet e fundit

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe ai i LDK-së Isa Mustafa, janë duke zhvilluar takim në Kuvendin e Kosovës.
Kështu merr vesh Klan Kosova nga burimet e saj.
Se do të mbahej takim mes liderëve të dy partive në përpjekje për të arritur marrëveshje për koalicion qeverisës e ka konfirmuar gjatë ditës edhe kryetari i VV-së, Albin Kurti por se i njëjti nuk ka treguar se kur do të zhvillohet një i tillë.
Ai mes tjerash është shfaqur optimist se do të arrihet ujdia për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Kur ta kemi marrëveshjen do t’iu njoftojmë. Marrëveshja VV-LDK është më se e nevojshme”, ka deklaruar ai paraditen e sotme.
Ngërçi në bisedimet mes Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës erdhi pas mospajtueshmërisë së dy subjekteve politike rreth postit të Presidentit.
https://klankosova.tv/kurti-zbaton-keshillat-e-gjermaneve-stregon-kur-takohet-me-mustafen1/