Lajmet e fundit

Është gjithmonë e çuditshme të jesh vajza e shkurtër e grupit. Duhet të ecësh pak më shpejt se shoqet e tua dhe asnjëherë nuk mund të shohësh si duhet gjatë koncerteve. Me siguri se askush nuk e ka ndjerë këtë më shumë se 24-vjeçarja, Jyoti Amge, nga India.
Ajo është gruaja më e vogël në botë me gjatësi trupore vetëm 60 centimetra, dhe së fundmi është takuar me burrin më të gjatë në botë – 35-vjeçarin Sulltan Kosen nga Turqia, i cili shënon gjatësi trupore 2.51 metra.
Kosen duket si një ndërtesë e lartë në krahasim me Amge, e cila duket të jetë afërsisht sa madhësia e këpucës së tij!