Lajmet e fundit

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq është takuar me shefin e Misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin me të cilin ka folur për raportin e ardhshëm të UNMIK-ut mbi situatën në Kosovë, i cili do të paraqitet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara më 7 shkurt.
Ai falënderoi shefin e UNMIK-ut për një analizë objektive të situatës në Kosovë duke theksuar se destabilizimi në terren në periudhën e kaluar ka treguar se është e nevojshme të vazhdohet me periudhën tremujore të raportimit të UNMIK-ut, me qëllim që publiku ndërkombëtar të jetë më i vetëdijshëm për problemet dhe sfidat në Kosovë, bën të ditur zyra e Gjuriqit, transmeton Klan Kosova.