Lajmet e fundit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim Ministrin për të Drejtat e Njeriut dhe Minoritete të Republikës së Malit të Zi, Mehmed Zenka, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunim mes dy ministrive.
Zenka e ka falënderuar Gashin për pritjen dhe ka njoftuar për aktivitetet dhe punën e ministrisë që e udhëheqë ai në Mal të Zi. Ai po ashtu u shpreh se ministria i përkrahë minoritetet në shtetin e tij përmes projekteve të shumta, me theks ato të kulturës e rinisë.
Zenka deklaroi se është i gatshëm të bashkëpunojë me ministrin Gashi për të realizuar projekte të përbashkëta që janë të interesit të dyanshëm, në mënyrë që të rritet shkëmbimi i përvojave të mira dhe i profesionistëve të fushave të ndryshme, temë për të cilën u pajtua edhe ministri Gashi, duke thënë se do t’i jep mbështetje projekteve konkrete që janë me interes dhe në favor të kosovarëve dhe malazezëve pa përjashtim.