Lajmet e fundit

Mariah Carey dhe i dashuri i saj bilioner, janë duke e ndërmarrë një hap të madh. Ata raportohet se do të shkojnë në Izrael për atë që ata e quajnë "takimi shpirtëror para fejesës".
Burimet e afërta me çiftin e sapo krijuar, i kanë thënë TMZ-së se Mariah dhe James Packer sot do të takohen me "liderin shpirtëror", të cilin James e njeh mirë, dhe beson se ky takim është diçka e domosdoshme para se ai t'ia bëjë asaj pyetjen e famshme, transmeton Klan Kosova.
Pas takimit, raportohet se martesa do të vijë së shpejti.