25.01.2018 · përditësuar para 3111 dite1 min lexim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar me homologun e tij grek, Alekis Tsipras në Davos.
Ishte vetë Rama që ka publikuar videon e takimit, ku shkruan: ” Davos – Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen”.
Sipas Ramës, objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë, transmeton Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
SZ
SHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.