Lajmet e fundit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama të enjten ka pasur një takim me Presidentin e SHBA-s, Barcak Obama, ku është pritur në Shtëpinë e Bardhë, njofton Klan Kosova.
Rama ka postuar disa fotografi në profilin e tij zyrtar në Facebook në një album që e ka titulluar "Në Shtëpinë e Bardhë" dhe sipër tyre ka shkruar:
"Fotoalbumi i vizitës së paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë, ku u fol për Shqipërinë e shqiptarët me dashuri e respekt te veçantë dhe u vlerësua me notat më pozitive përpjekja e gjithanshme në rrugën e reformave, të paqes e të bashkëpunimit në rajon, si edhe të përballjes me ekstremizmin e dhunshëm."
