Lajmet e fundit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se situata në rajonin e Ballkanit është serioze,
Ai në Moskë tha se ekzistojnë probleme e politike dhe se për këtë arsye çdo masë dhe fjalë politike duhet të matet.
Kreu i shtetit serb njëherit njoftoi se me homologun e tij rus, Vladimir Putin nesër do të flasin për çështjet e marrëdhënieve dypalëshe dhe projekte të shumta.
"Në një kohë kur kemi përparim ekonomik dhe kur mund të jemi të kënaqur, kemi probleme të rëndësishme politike në rajon dhe se çfarë do të ishte rezultati në rast të shkeljes së stabilitetit. Në këtë kuptim, takimi me Putin është shumë i rëndësishëm ", tha ai, transmeton Klan Kosova