23.08.2020 · përditësuar para 2169 dite1 min lexim
Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se nesër do t’i zhvillojë dy takime të rëndësishme.
“Në orën 11, bashkë me ministrat përkatës, takohem me të gjithë Kryetarët e Komunave për tu dakorduar me ta për mbështetjen financiare të Qeverisë ndaj komunave për menaxhimin e pandemisë, përgatitjet për fillimin e mësimit dhe analizimin e efektit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19”.
“Ndërkaq, në orën 15 takohem me Mustafa, Haradinaj dhe Limaj për t'i informuar për zhvillimet e deritashme në procesin e dialogut dhe pritjet për takimin e Uashingtonit, si dhe për çështje të tjera në funksion të realizimit të programit qeverisës të dakorduar me të gjithë partnerët e koalicionit”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.