07.11.2015 · përditësuar para 3921 dite1 min lexim
Liderët e Kinës dhe Tajvanit janë duke zhvilluar bisedime historike në Singapor.
Kjo thyen akullin mbi 60 vjeçar të mos-takimeve të ndërsjella, njofton Klan Kosova.
Presidenti kinez Xi Jinping dhe ai i Tajvanit Ma Ying-jeou kanë shtrënguar duart në fillim të bisedimeve, shkruan BBC.
Kina vazhdon ta shohë Tajvanin si një provincë të ndarë, që pritet t’i ribashkohet.
Por, në anën tjetër tajvanezët e shohin ndarjen si një pavarësi dhe vazhdimisht kanë treguar shqetësimin e tyre për rritjen e influencës kineze.
“Të dy anët duhet të tregojnë respekt për vlerat e njëri-tjetrit dhe për mënyrën se si kanë zgjedhur të jetojnë”, tha Ma, kurse presidenti kinez Xi, u tha mediave se “ne jemi një familje”.
Raportet në mes Kinës dhe Tajvanit janë përmirësuar qysh nga ardhja në zyrë e Ma-së, prejse e mori udhëheqjen e shtetit në vitin 2008, duke krijuar kështu lidhje ekonomike me Kinën, duke shtuar turizmin e ndërsjellë dhe nënshkrimin e marrëveshjeve tregtare.
Dy vendet qysh nga viti 1949 u ndanë kur Kuomintang (Partia Revolucionare Kineze) humbi nga Partia Komuniste në luftën civile dhe vendosi një qendër tjetër në Tajvan, njofotn Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.