Lajmet e fundit

Një takim i paralajmëruar mes Kryeministrit Avdullah Hoti dhe drejtuesve të partive të koalicionit qeverisës është shtyrë për të hënën.
Kjo është konfirmuar për klanosova.tv nga zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.
Klankosova.tv mëson nga burimet e saj brenda Qeverisë se arsyeja kryesore pse ky takim është shtyrë për 24 gusht është mosprania në Kosovë e kryetarit të Nisma-s, Fatmir Limaj.
Nga kabineti i Kryeministrit Hoti, Xhavit Beqiri, ka thënë se takimi nuk ka qenë i caktuar 100 përqind që të mbahet për sot.