Lajmet e fundit

Kryetari i ri i Kuvendit në Maqedoni është zgjedhur në mënyrë ligjore dhe legjitime, në përputhje me Rregulloren, ligjet dhe Kushtetutën, transmeton Klan Kosova.
Vazhdojmë t’i lëvizim proceset me mençuri dhe në periudhën e ardhshme do të veprojmë në formim të qeverisë së re reformatore, tha Zoran Zaev.
Ai njoftoi se Gjorge Ivanov do të marr njoftimin deklaratë nga Kryeparlamentari i ri se ekziston shumicë parlamentare dhe do të kërkojë nga Ivanov të veprojë sipas obligimeve kushtetuese dhe ta jep mandatin për formim të qeverisë.
Gjithashtu ekziston Program i Qeverisë së re reformatore e cila garanton unitetin e shtetit, respektimin e Kushtetutës, perspektivat euro-atlantike të Maqedonisë, që edhe një herë do t’i bëhet e qartë edhepse është e njohur për publikun vendas dhe ndërkombëtar. Zaev tha se Qeveria e ardhshme është e përgatitur të bashkëpunojë me opozitën e ardhshme në interes të proceseve reformatore, por se në këtë moment më e rëndësishme është që VMRO DPMNE-ja të pranojë se është opozitë dhe të ndalë tensionet. Në takim njëzëri është dënuar dhuna në Kuvend dhe është konstatuar nevoja për mature tek të gjithë, që të mundësohet transferi i qetë i pushtetit,shkruan Alsatm.