Lajmet e fundit

Delegacioni i Republikës së Kosovës po vazhdon të qëndrojë në Bruksel, ku po mbahen takime teknike me delegacionin e Republikës së Serbisë.
Në takimin e sotëm do të diskutohet për çështjen e energjisë, derisa dje u zhvilluan takime për çështjen e telekomit, asociacionit, dhe çështjen e revitalizimit të urës së Mitrovicës në funksion të lëvizjes së lirë, transmeton Klan Kosova.
“Lidhur me zhvillimet e deritashme në bisedime, Bashkimi Evropian ka vlerësuar angazhimin e palëve në bisedime ndërsa ka njoftuar se grupet punuese janë takuar për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në kontekstin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e ekipit kosovar në Bruksel.