Lajmet e fundit

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk u ka bërë thirrje liderëve të Bashkimit Europian, që t’i marrin problemet e vendeve anëtare me shumë seriozitet, pas vendimit shokues të Britanisë së Madhe për tu larguar nga BE-ja, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ata janë mbledhur në Bratislavë në një takim pa Britaninë e Madhe, ku do të diskutohet për mënyrat e rikthimit të besimit në BE-në.
Ky takim nuk do të diskutojë për negociatat me Britaninë, mirëpo do të fokusohet në të ardhmen e 27-të vendeve anëtare.
Zyrtarë të BE-së kanë thënë qëndrimet rreth emigrantëve do të jenë çështjet kryesore të diskutimit.