Lajmet e fundit

Të mbathurit e takave të larta ka disa pasoja.
Fakti që ato shpesh herë mund të shkaktojnë lodhje dhe nuk ndiheni rehat, nuk janë arsyet kryesore pse nuk duhet të mbathni.
Nëse i mbathni shumë shpesh, ka shumë shanë që të dëmtoni gjunjtë, shputat, ijet dhe kyçet.
Statistikat kanë treguar se një në 10 femra veshin taka të larta tre herë në javë, dhe pothuajse 33 % e femrave kanë problemet e njejta për shkak të mbathjes së tyre. Takat e larta janë shkaktari kryesor i problemeve më këmbë tek femrat pasi shumica prej tyre kanë lëndime të përkohshme ose muskuj të dëmtuar, transmeton Klan Kosova.
Kur jeni me taka, gishtërinjtë tuaj janë në një pozicion jo normal dhe kjo bën që të mundoni më shumë muskujt tuaj, të peshoni mbi gjunjë dhe rrjedhimisht kjo shkakton edhe dhimbje. Pesha që e vendosni mbi gishtërinj e ngarkon boshtin kurrizor, i jep më shumë presion gjunjve, shpinës dhe ijeve duke dëmtuar edhe nervat.
Si të mbroheni kundrejt këtyre dëmtimeve?